Aktivitetet e Gjimnazit


 

Kampionati i gjimnazit  Ibrahim Rugova  per  kampionatin  e vitit  te kaluar 
 Grupi i 1                Grupi 2                   Grupi 3                  Grupi   4 
klasa  101            klasa  105                 klasa  10            klasa 1013
klasa  102            klasa   106                 klasa   1010           klasa1014
klasa  103            klasa   10              klasa   1011           klasa1015
klasa   104           klasa   108               klasa 1012
            
                     Ndeshjet                     
Klasa 101   -    klasa 102            
Klasa  10 -    klasa 104
                     Ndeshjet 
klasa  105   -    klasa 106
klasa  107   -    klasa 108  
                    Ndeshjet
Klasa 10   -    klasa 1010
Klasa 1011  -    klasa 1012
                    Ndeshjet 
Klasa 1013  -     klasa 1014
Klasa 1013  -     klasa 1015
   QerekFinalet 
klasa 10 -   klasa 103
klasa 105  -   klasa 10
klasa 1013 -  klasa1015
GjysemFinalistet 
klasa 101  -   klasa 108
klasa 1010 - klasa1015
Finalja 
klasa 10 ----  klasa1015
kampionatin e fiton klasa 1015 
 klasa 1015 

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
2011-03-18 18:02


20-vjetori i rrezimit te bustit te diktatorit festohet edhe ne gjimnazin 'Ibrahim Rugova' Kamez
Në përkujtim të rënies së bustit të diktatorit më të egër të historisë së kombit shqiptar, nxënësit e gjimnazit “Ibrahim Rugova” organizuan një aktivitet kushtuar kësaj dite të rëndësishme për ndryshimin rrënjësor të Shqipërisë. Nxënësit kishin improvizuar një mur, duke e krahasuar atë me Murin e Berlinit që ekzistonte në Shqipëri, të atij muri që me perden e hekurt ua kishte mbyllur sytë, por jo ndërgjegjen shqiptarëve. Aktiviteti nisi me rrëzimin e këtij muri të improvizuar, ku në shembjen e tij morën pjesë kryetari i Bashkisë Kamëz dhe nxënësit e kësaj shkolle. Në përshëndetjen e këtij aktiviteti kryebashkiaku Mziu tha: “Falënderoj nxënësit e gjimnazit “Ibrahim Rugova” për organizimin e kësaj feste me rastin e 20-vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit. Ky gjimnaz me një mori aktivitetesh është kthyer në një etalon jo vetëm për Bashkinë Kamëz, por edhe më gjerë. Gjimnazi “Ibrahim Rugova” është kthyer në një nga partnerët më të rëndësishëm të bashkisë”. Nxënësit e këtij gjimnazi e mbyllën aktivitetin me fjalët: 20 vjet pa diktaturë, 20 vjet pa censurë, 20 vjet fjalë e lirë, 20 vjet demokraci. Le të ecim përpara për të kristalizuar demokracinë, për t’u futur në familjen evropiane, për ta bërë Shqipërinë tonë të dashur akoma më të bukur e më të lumtur.
011-04-05 17:41


Mësuesit e 14 shkollave të mesme e 9-vjeçare mbështesin maksimalisht kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin” për kryetar të Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu. Kjo u konfirmua në takimin entuziast që kreu aktual i bashkisë pati me drejtues të shkollave e mësues të të gjitha shkollave të Kamzës në gjimnazin “Ibrahim Rugova”. Pjesëmarrësit në këtë takim vlerësuan angazhimin e z. Mziu për zhvillimin e arsimit në Kamëz dhe veçanërisht investimet në ndërtim e rikonstruksion të shkollave.

 

Mjaft mbresëlënëse ishte fjala prezantuese e kandidatit Mziu. “Erdha tek ju, pasi edhe mbështetjen më të madhe e kam pasur nga ana juaj dhe keni qenë partner kryesor i Bashkisë Kamëz. Jeni shtresa intelektuale që keni dhënë kontributin tuaj në zhvillimin e arsimit në këtë zonë, duke bërë që puna juaj të shihet tek rezultatet e larta që kanë arritur nxënësit e kësaj shkolle nëpër konkurset e ndryshme kombëtare”.

Midis të tjerave, ai vlerësoi mbështetjen e strukturave të PD-së dhe besimin që Partia Demokratike ka krijuar tek puna e tij si kryetar i Bashkisë Kamëz gjatë këtyre 4 viteve. “Tashmë, fushata jonë elektorale, - ka theksuar z. Mziu, - është më e lehtë se 4 vite më parë, pasi në atë kohë ne duhej t’i thoshim elektoratit se ç’duhet të bënim, pasi në Kamëz ka pasur shumë pak investime dhe një rrugë që shtrohej, mbahej mend si një arritje e madhe, e tashmë jemi tepër emocionalë se çfarë kemi bërë, pasi jo vetëm që nuk mbahen mend rrugët e shtruara, që shkojnë në rreth 60 km, por nuk kemi as kohën e nevojshme për t’i përuruar ato. Kjo meritë që ne kemi arritur, u takon pa dyshim aftësive menaxhuese të vetë Bashkisë Kamëz, si dhe aftësive drejtuese të një administrate moderne, nga ku erdhi dhe riciklimi”. Duke u ndalur më konkretisht në investimet e realizuara, z. Mziu, ndër të tjera, evidentoi:

- Ngritjen e Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit, e cila vjen në ndihmë të qytetarit për të paraqitur vërejtjet dhe ankesat, siç janë në drejtim të energjisë elektrike, ujit të pijshëm etj. Këto bëhen në një kohë rekord, duke u ndjekur nga organet përkatëse dhe falas, nga kjo zyrë.

- Uljen e taksave dhe e tatimeve, nga më të ulëtat në të gjithë Shqipërinë.

- Ndërtimin e pallatit të kulturës nga më modernët, me salla teatri, kinemaje, hapësirë e bollshme për pensionistët, që do të kenë disa salla në dispozicion, si dhe salla të tjera që do të shërbejnë për bibliotekën, muzeun etj.

- Ngritjen cilësore të sportit, sidomos në atë të futbollit, ku ekipi i Kamzës, nga një ekip i Kategorisë së Dytë, në 4 vite, përveçse është ngjitur në Kategorinë e Parë, është pretendent dhe këtë vit do të jetë pjesëtar i elitës së futbollit shqiptar, Kategorisë Superiore, duke e futur për herë të parë në historinë e vet 75-vjeçare në këtë kategori. Gjithashtu, arritje të mëdha ka pasur në disiplinën e sportit të basketbollit, ku skuadra e Kamzës është pjesëmarrëse e Kategorisë Superiore dhe gjatë fazës së parë është renditur e treta, po kështu nuk janë lënë pas dore edhe sportet e tjera, si mundja, shahu etj. Shumë shpejt Kamza do të kalojë në një sport-klub ku do të konkurrojë në të gjitha aktivitetet kombëtare.

- Partneritetin luajal me institucione e donatorë të huaj, ku Kamza ka përfituar investime të shumta, si në shkolla, kopshte, gjelbërim etj. Ngritja e një profili të shkollës profesionale është arritje e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkinë e Jenës në Gjermani.

- Furnizimi me ujë 24 orë do të jetë një arritje e madhe e një projekti, që parashikon furnizimin me ujë të këtij qyteti deri në Kamzën e viteve 2035.

Pasi evidentoi disa prej arritjeve të bëra në këtë bashki gjatë viteve 2007-2011, kryetari aktual në detyrë ftoi të gjithë intelektualët e Kamzës për të dhënë idetë e tyre në funksion të hartimit të një platforme zhvillimi të Kamzës për vitet 2011-2015. Kjo platformë do të jetë pjesë e shtabit elektoral gjatë gjithë fushatës deri më 8 maj.

Nisur nga performanca dhe motivet pothuajse personale të kandidatit të opozitës, i cili nuk ka asnjë lidhje me Kamzën dhe qytetarët e saj, z. Mziu tha se “Aleanca për qytetarin” është më në avantazh se kurrë ndonjëherë tjetër në këtë garë elektorale.

Më pas, drejtues shkollash e mësues shprehën bindjen se fitorja e z. Mziu do të jetë më e thellë se në vitin 2007, garanci kjo e punës së bërë në këto 4 vite.


Treshnjeva: Promovohet libri me poezi ?Ujëvarat e Dhimbjes

2011-03-18 19:54
Me rastin e ditës Botërore të Leximit dhe Shkrimit u promovua libri me poezi “Ujëvarat e Dhimbjes” e autores Rugova Treshnjeva, nxënëse e gjimnazit “Ibrahim Rugova”. Promovimi i këtij libri u organizua në ambientet e këtij gjimnazi, në të cilën morën pjesë Kryetari i Bashkisë Kamëz z. Xhelal Mziu dhe përfaqësues të tjerë të bashkisë, Drejtori i gjimnazit z. Muharrem Lala, mësues, nxënës, prindër etj.

Poeteshën e re që sapo ka filluar rrugën e saj artistike e vlerësoi edhe mësuesi i saj i letërsisë z. Qazim Shehu, ku në fjalën e tij ai bëri një analizë të këtij libri, duke venë në pah cilësitë, por edhe duke e stimuluar Treshnjevën që në të ardhmen të bëjë libra edhe më cilësorë, meqenëse ky është libri i saj i parë dhe një premtim për të ardhmen. Fjalën e morën edhe mësues të tjerë, të cilët u shprehën me konsiderata të larta për të.

Iniciativën e saj e përshëndeti edhe kryebashkiaku Mziu, i cili theksoi meritat e saj si një shkrimtare e ardhshme, duke iu ofruar të gjithë atyre që japin kontributin e tyre artistik, Bashkia Kamëz do të jap mbështetjen dhe përkrahje maksimale për ta.

Në fund të aktiviteti nxënësit e kësaj shkolle interpretuan disa poezi të zgjedhura nga libri i autores Treshnjeva.


No comments:

Post a Comment